LAJMI I FUNDIT:

Gjakova brenda dy viteve do të bëhet me ngrohtore të re dhe impiant të ujërave të zeza

Gjakova brenda dy viteve do të bëhet me ngrohtore të re dhe impiant të ujërave të zeza

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për ngrohtoren e qytetit si dhe për impiantin e ujërave të zeza.

Gjini tha se procedura për ndërtimin e ngrohtores së re ka filluar dhe është në përmbyllje. Sipas tij, afati i përfundimit të ngrohtores së re është diku një vit e gjysmë.


“Tymtari i qytetit është i njëjti që 35 vjet. Procedura për ndërtimin e ngrohtores së re, d.m.th impiantit me biomasë ka filluar në fakt, gati është përmbyllur. Fondet e BE-së janë të gatshme, procedura e përzgjedhjes së kompanisë është duke shkuar kështu që edhe këtë dimër, eventualisht më së shumti dhe dimrin tjetër nuk do të ngrohemi me mazut”, ka thënë Gjini.

Ai po ashtu tha se edhe projekti i impiantit të ujërave të zeza ka filluar.

“Gurë themeli është qit bashkë më ambasadën gjermane dhe atë zvicerane, verën e këtij viti. Diku më datën 10 tetor fillon kolektori, d.m.th gypat e mëdhenj, kolektorët që do të shtrihen nëpër qytet për t’i dërguar ujërat e zeza deri në impiant. Komuna i ka kryer të gjitha obligimet e veta pagesat, shpronësimet..Vetëm presim të nisin procedura dhe të filloj ndërtimi. Kolektori dhe impianti e kanë afatin dy vite. Ndërsa ngrohtorja e ka afatin 1.5 vite deri në ditën kur nënshkruhet kontrata”, ka thënë Gjini.

Po ashtu ai ak folur edhe për një objekt të ri banesor për rastet sociale, ku sipas tij, janë duke pritur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që t’i ndihmoj në këtë aspekt.

“Hapësirë kemi për objekt banimi social, kemi kërkuar nga MPMS për një objekt të ri social. Ende nuk kemi marr konfirmim po besojmë që do të ndodh një gjë e tillë”, tha Gjini. /Telegrafi/