LAJMI I FUNDIT:

Giroud i lumtur nëse Vardy kalon te Arsenali

Giroud i lumtur nëse Vardy kalon te Arsenali

Sulmuesi i Francës dhe i Arsenalit, Olivier Giroud, ka shtuar spekulimet për një kalim të mundshëm të Jamie Vardyt te Topçinjtë duke thënë se ka dëgjuar që sulmuesi i Leicester Cityt është i gatshëm për një kalim të tillë.

“Më kanë thënë se Jamie dëshiron të na bashkohet se ky është një lajm shumë i mirë për ne”, ka thënë sulmuesi për Sky Sports pasi ka shënuar dygolësh në fitoren e Francës ndaj Skocisë mbrëmë me rezultat prej 3-0.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Mediat britanike kanë raportuar të premten se Arsenali ka hapur klauzolën e blerjes në kontratën e Vardyt me një ofertë prej rreth 20 milionë funtesh.

Klubi aktual i Vardyt ende nuk ka komentuar këto zhvillime, megjithëse “Gazzetta dello Sport” ka cituar trajnerin e klubit, Claudio Ranieri, të ketë konfirmuar interesimin Arsenalit, transmeton Koha.net.

ESPN gjithashtu ka cituar një burim i cili ka thënë se Vardy të dielën do t’i kryejë testet mjekësore tek Arsenali të dielën.