Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Greqinë, duke u ndal te përballja dhe mungesat.
Francezi ka thënë se ndeshja ndaj Greqisë nuk është përcaktuese për vendin e parë në grup, edhe pse një fitore eventuale e grekëve do ta rriste diferencën në gjashtë pikë dhe shpresat do të zbeheshin dukshëm për ta fituar grupin.
Por Giresse nuk dorëzohet dhe kërkon fitore në këtë përballje.
“Është një ndeshje e vështirë dhe Greqia është një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them se kjo ndeshje është një finale, por patjetër që është një ndeshje e madhe. Dhe një fitore eventuale në këtë takim sigurisht që do të rriste ambiciet tona ta fitojmë grupin”, ka thënë Giresse.
Ai është ankuar se do të ketë shumë mungesa për duelin vendimtar ndaj Greqisë, por ka shtuar se obligim i të gjithëve është që ta përfaqësojnë Kosovën sa më mirë që është e mundshme.
“Deri më tani kemi pasur shumë probleme me lëndime e suspendime. Megjithatë, duhet të vazhdojmë dhe të tregojmë lojë të mirë në ndeshjen e së dielës. Kemi pasur probleme por shpresoj të mos i kemi në ndeshjet tjera të radhës”.
“Ne jemi këtu me këtë numër të futbollistëve që kemi. E kemi obligim që ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë grup të lojtarëve që kemi në dispozicion”, ka thënë Giresse.
Betim Fazliji, Lirim Kastrati dhe Ibrahim Dreshevic do të mungojnë shkaku kartonëve të marrë në ndeshjen e para. Edon Zhegrova mungon shkaku i lëndimit.
Giresse ka thënë se nëse ftohen më shumë se 23 apo 24 lojtarë, mund të sjell probleme në skuadër, pasi shumë duhet të përfundojnë në tribuna.
“Kemi mungesa të mëdha dhe shumë të rëndësishme për ne. Ata nuk janë me ekipin dhe nuk mund t’i përdorim. E rëndësishme është që ta komponojmë një ekip me këta futbollistë që i kemi dhe të arrijmë të marrim rezultat pozitiv”.
“Dua të them që të gjitha ekipet kanë pas 23 apo 24 futbollist sikurse ne. Nga ky kontingjent kemi përdorur 17 futbollistë dhe gjatë këtij grumbulli ne kemi pasur probleme, jo vetëm me lëndimet, por edhe me suspendimet dhe nuk ka qenë e lehtë të zëvendësohen futbollistët që kanë munguar”.
“Nëse flasim për lëndimet dhe mungesat eventuale është normale që të ftohen lojtarët e rinj pasi do të kenë kohë të stërviten me ekipin. Por nëse flasim për të ftuar 30 lojtarë, kjo mund të krijoj problem pasi disa lojtarë mund të përfundojnë në tribuna dhe kjo mund të sjell probleme në ekip”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën