Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencën për media rreth ndeshjeve të qershorit dhe objektivave të Dardanëve.

Kosova do të përballet me Qipron, Greqinë dy herë dhe Irlandën e Veriut gjatë muajit qershor në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për këto ndeshje dhe kualifikimet në përgjithësi ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Giresse, i cili është pyetur edhe rreth ndeshjes më të vështirë.

Giresse konfirmon largimin Edvin Kurtulus nga Kosova te Suedia Giresse konfirmon largimin Edvin Kurtulus nga Kosova te Suedia

“Nuk ka ndeshje të lehtë. Sepse nëse nisemi me mendimin se për neve ekziston ndeshje e lehtë, është nisje drejt dështimit”, ka thënë fillimisht Giresse.

“Në futboll duhet modesti. Duhet të japim maksimumin dhe jo të hyjmë me mendimin se kjo ndeshje është më e vështirë, e kjo më e lehtë”.

“Pse të mos jemi në vendin e parë”, Giresse flet për objektivin e Kosovës “Pse të mos jemi në vendin e parë”, Giresse flet për objektivin e Kosovës

“Historia e dëshmon se jo çdoherë favoriti e fiton ndeshje”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e parë e luan me 2 qershor në udhëtim te Qipro. /Telegrafi/