LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid duket bukur në veshje të thjeshtë dhe pa grim pas ndarjes nga Zayn Malik

Gigi Hadid duket bukur në veshje të thjeshtë dhe pa grim pas ndarjes nga Zayn Malik
Tejet modeste, Foto: Gome

Një prej yjeve të reja që është e vetmuar së fundmi mund të konsiderohet Gigi Hadid që prej ndarjes së saj nga Zayn Malik.

Bëri bujë në të gjitha mediat botërore ndarja e saj prej yllit të njohur të muzikës.


Por, Gigi nuk u shfaq fare e brengosur për udhëtimin e saj si e vetmuar nga aeroporti i Los Angelesit (LAX) të hënën, ku ajo u mundua të mbante një profil të thjeshtë përgjatë aeroportit të zënë dhe me shumë njerëz.

Me xhinse dhe veshje sportive, Foto: Gome

Supermodelja 22 vjeçare u shfaq me veshje të thjeshtë e mbuluar nga një xhaketë xhinsi, teksa dukej fare pa grim në flokë të kapura teksa tentoi që të dukej sa më modeste.

Gigi Hadid, emri i vërtetë i të cilës është Jelena, po përgatitej për një udhëtim të largët pasi që mbante pasaportën në duart e saj.

Modelja u shfaq e fokusuar në punët e saj pak ditë pas ndarjes së konfirmuar nga i dashuri i saj prej dy vitesh, Zayn Malik.

Gigi pa grim, Foto: Gome

Më 13 mars ishte Zayn ai që konfirmoi ndarjen shokuese me anë të një komunikimi në rrjetet sociale.

“Gigi dhe unë kemi pasur një lidhje vërtetë të dashur, domethënëse dhe argëtuese ndërkaq unë kam respekt të madh e adhurim për Gigin si një grua dhe shoqe. Ajo ka një shpirt fantastik”.

“Jam falënderues të gjithë adhuruesve tanë që respektuan këtë vendim të vështirë dhe privatësinë tonë e ne dëshiruam që ky lajm të dilte i pari prej neve personalisht”, kishte shkruar Zayn në mënyrë emocionale.

Tejet modeste, Foto: Gome

Gigi po ashtu alsnoi një komunikatë në faqen e saj duke shkruar: “Komunikatat e ndarjes shpesh duken jo pesonale sepse nuk ka mënyrë për të përshkruar në fjalë atë që përjetojnë dy njerëz së bashku për dy vjet, jo vetëm në një lidhje, por në jetë në përgjithësi”.

“Jam përgjithmonë falënderuese për dashurinë, kohën, mësimet jetësore që Z dhe unë i kemi ndarë. Unë dua asgjë pos më të mirën për të dhe do të vazhdoj ta përkrahi si shoqe pasi kam erspekt dhe dashuri për të. Sa për të ardhmen, ajo që është e thënë do të bëhet, kishte shkruar Gigi.

Pak ditë pas komunikimeve personale u nxitën spekulimet se Gigi mund të jetë takuar me Lewis Hamilton, spekulime që bukuroshja i ka hedhur poshtë.

Gigi në rrjetet sociale është munduar që të jetë sa më profesionale, duke postuar vetëm imazhe nga fushatat e saj reklamuese, ndër të fundit një nga fushata për Tommy Hilfiger.

Ndër postimet e fundit të Gigi Hadid, Foto: Instagram

Gigi Hadid konsiderohet modelja më e kërkuar dhe më e shtrenjtë në botë. /Telegrafi/