LAJMI I FUNDIT:

Giggsi vazhdon me Unitedin edhe nëse vjen Mou

Giggsi vazhdon me Unitedin edhe nëse vjen Mou

Manchester Unitedi raportohet se i ka ofruar një rol të ri Ryan Giggsit në Old Trafford, pas largimit të Louis Van Gaalit.

Uelsiani ishte asistent i holandezit gjatë dy sezoneve të fundit dhe besohet se ai do të jetë pjesë e ekipit edhe në kohën kur të vijë Jose Mourinho që pritet të prezantohet së shpejti.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Giggs besohet se është i gatshëm për të punuar me portugezin dhe “Manchester Evening News” raporton se 42-vjeçari dëshiron të mbesë në klub.

Giggs, që ka fituar 34 trofe me klubin si lojtar, besohet se është duke shqyrtuar ofertën e Unitedit.