LAJMI I FUNDIT:

Giggs uron Barryn pasi ia theu rekordin me më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier (Video)

Giggs uron Barryn pasi ia theu rekordin me më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier (Video)

Ryan Giggs ka uruar mesfushori anglez, Gareth Barry për arritjen e tij të madhe në karrierën futbollistike.

Barry ka arritur të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të kampionatit anglez, Ligës Premier.


Mesfushori i West Bromwich Albionit ka mbërritur në paraqitjen e tij të 633-të në futbollin anglez, duke ia thyer kështu rekordin, uellsiani Giggs.

Barry shkruan historinë, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier (Foto)
Lexo po ashtu Barry shkruan historinë, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier (Foto)

Megjithatë, legjenda e Manchester Unitedit është i pari që ka uruar anglezin për këtë arritje kaq të madhe në karrierë.

Giggs dhe Barry ishin rivalë të mëdhenj në fushë!!

“Përshëndetje Gareth, urime të madhe që keni thyer rekordin tim për më së shumti paraqitje në Ligën Premier”.

“Kjo është një arritje e madhe. E di që je profesionist, por të luash aq shumë ndeshje në nivelin më të lartë është me të vërtetë arritje e madhe”.

Skuadrat dhe ndeshjet e Barryt në Ligën Premier

“Urime shoku dhe shpresoj se do të luash edhe shumë ndeshje tjera”, ka thënë Giggs në një video të publikuar nga kanali zyrtar i Ligës Premier në Ligën Premier.

Ndryshe, pas Barryt me 633 paraqitje dhe Giggsit me 632, gjendet Frank Lampard me 609 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori