LAJMI I FUNDIT:

Getinjo reagon pas anulimit të “Alba Festival”, publikon një video të një koncerti të mbajtur në Zvicër me mbi 15 mijë njerëz: Kjo është e padrejtë, ky është diskriminim

Getinjo reagon pas anulimit të “Alba Festival”, publikon një video të një koncerti të mbajtur në Zvicër me mbi 15 mijë njerëz: Kjo është e padrejtë, ky është diskriminim

Më 4 dhe 5 shtator në Cyrih ishte planifikuar të mbahej festivali ‘Open-Air’ shqiptar.

Pas shumë lajmeve për dhe kundër mbajtjes së tij, në fund ka qenë Kantoni i Cyrihut i cili ka marrë vendimin për anulim.


Sipas raportimeve, anulimi bëhet për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me coronavirus në Zvicër.

Getinjo (Foto: Instagram)

Në këtë festival, i cili për herë të parë është mbajtur në vitin 2019, ishte planifikuar prezantimi i shumë yjeve nga Kosova dhe Shqipëria, si: Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Mozzik e Getinjo.

Zvicra anulon “Alba Festival” për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike
Lexo po ashtu Zvicra anulon “Alba Festival” për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike

Ky i fundit ka bërë një reagim në rrjete sociale ku publikon një video të një koncerti të mbajtur mbrëmë në Zvicër ku thuhet të jenë 15 apo 20 mijë njerëz.

“Sonte në Zvicër, në qytetin e Bernit 15 osë 20 mijë njerëz. Faleminderit Zvicër që e ke anuluar Alba Festival. Kjo është e padrejtë, ky është racizëm ky është diskriminim”, kanë qenë fjalët e tij.

Nga evenimenti i kaluar, rreth dy vjet më parë u mblodhën mbi 10 mijë njerëz, gjersa vitin që lamë pas u anulua po ashtu nga situata e krijuar me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori