LAJMI I FUNDIT:

​Gërvalla: BE ta respektojë përkushtimin e saj për ta bërë Kosovën pjesë të saj

​Gërvalla: BE ta respektojë përkushtimin e saj për ta bërë Kosovën pjesë të saj

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla deklaroi sot në Sofje se BE-ja duhet t’i respektojë zotimet e saj për ta bërë vendin e saj anëtare së shpejti.

Gërvalla ishte ndër pjesëmarrësit në Forumin “The EU Meets the Balkans”, ku politikanët dhe ekspertët po diskutojnë mënyrat për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.


Ajo tha se njerëzit në Kosovë e mbështesin fuqishëm integrimin në BE dhe se vendi po bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur kërkesat për anëtarësim,

njofton agjencia bullgare e lajmeve “BTA”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës bëri thirrje për përparim të mëtejshëm drejt heqjes së vizave për Kosovën, por tha se anëtarësimi i plotë është qëllimi i vërtetë i vendit të saj.

“Franca ka pasur zgjedhjet e saj dhe shpresojmë se do të ketë përparim”, shtoi ajo.

Gërvalla tha se është e bindur se BE-ja nuk ka nevojë për luftë për të vlerësuar rëndësinë e zgjerimit të vazhdueshëm dhe integrimit të pjesës tjetër të Evropës.

“Mesazhet që po i dërgohen Ballkanit Perëndimor duhet të jenë shumë të qarta”, tha kryediplomatja e Kosovës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori