LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla pret në takim homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Gërvalla pret në takim homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla priti sot në takim homolgoun e saj nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan.

Mediet u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, derisa nuk do të ketë as konferencë për medie.


Ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan do të takohet gjatë ditës edhe me kryeministrin Albin Kurti./kp/