Trajneri aktual i klubit skocez Rangers, legjenda Steven Gerrard pranon ambiciet për t’u kthyer në Liverpool si menaxher.

Gerrard ka dy vjet në karrierën e tij menaxheriale, duke udhëhoq Rangers deri në fund në garën për titull në Premiership Skocez, por pa arritur ta ndalin Celticun, ndërsa këtë sezon janë lider të pakontestueshëm pas 20 xhirove.

“Më bëhet shumë kjo pyetje dhe, për mua, çfarë do të jetë. A do të doja të isha trajner i Liverpoolit një ditë? A është një ëndërr? Sigurisht”, ka thënë fillimisht Gerrard për Athletic.

Formacioni më i mirë i Liverpoolit në histori të Ligës Premier: Gerrard, Salah dhe lojtarët kryesorë të epokës moderne Formacioni më i mirë i Liverpoolit në histori të Ligës Premier: Gerrard, Salah dhe lojtarët kryesorë të epokës moderne

“Është një klub që do të thotë gjithçka për mua, por ne kemi një nga, nëse jo më të mirin, menaxherë në botë që ka qenë absolutisht i pabesueshëm që kur ai erdhi dhe suksesi që ai dha në dy vitet e fundit do të thotë që Liverpooli janë në një vend fantastik”.

“Klubi ka qenë absolutisht i mahnitshëm me mua gjatë gjithë karrierës time si lojtar, unë ende i shikoj të gjitha ndeshjet, marrëdhëniet e mia janë ende shumë të forta, unë kam akoma ish-shokë të ekipit që luajnë në ekip”.

“Njerëzit që thonë se… kush e di? Është shumë e vështirë të parashikosh të ardhmen. Vetëm për shkak se unë isha një lojtar i mirë për Liverpoolin dhe kisha karrierën që kisha atje, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ti je tjetri në radhë për të qenë menaxher”.

“Ju e dini dhe unë e di, nëse një ditë ajo punë bëhet e disponueshme, do të ketë një radhë të gjatë një milje, plot me menaxherë të klasit të lartë. Kjo nuk do të thotë që ju jeni personi më i mirë për këtë punë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/