Në një prononcim për ‘Sport Plus’, Gërbeshi ka thënë se nuk është i sigurt nëse do të jetë në fushë të dielën. “Kam stërvitur me skuadër të enjten, por nuk mund të them asgjë, sepse ende nuk e di sigurt a mund të luaj kundër Prishtinës”.

“Do të shohim deri të dielën se a do të jem i gatshëm. Dëshira ime është të luaj jo vetëm kundër Prishtinës, por në çdo takim”, u shpreh futbollisti i klubit nga Drenasi.


Ai u lëndua në kokë në ndeshjen e javës së fundit kundër Besës dhe u desh të dërgohet në spitalin e Pejës për t’u shëruar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app