LAJMI I FUNDIT:

George Clooney tregohet një ‘xhentëlmen’ i vërtetë për gruan e tij Amal gjatë një mbrëmje darke

George Clooney tregohet një ‘xhentëlmen’ i vërtetë për gruan e tij Amal gjatë një mbrëmje darke

George Clooney dhe gruaja Amal Clooney dukeshin si gjithnjë të dashuruar teksa festonin përvjetorin e tetë të martesës të martën.

Ylli i “The Ocean’s Eleven”, 61 vjeç, dukej më i zbehtë pasi kishte veshur një kostum të errët, ndërsa gruaja e tij e famshme avokate, 44 vjeçe, tregoi këmbët e saj me një fund në dizajnin zebër.

Çifti – i cili u martua në vitin 2014 – thuhet se mori pjesë në një darkë korrespondentësh me gazetarët Lesley Stahl dhe Gayle King në natën e tyre speciale, shkruan DailyMail.

Avokatja magjepsëse e të drejtave të njeriut i kishte lënë flokët e saj voluminoze në ngjyrë çokollatë që i shtriheshin poshtë shpatullave dhe shpinës.

Sa i përket makijazhit, bukuroshja libanezo-britanike zgjodhi një laps të zi të syve dhe një buzëkuq të kuq.

Gjithmonë zotëri, aktori i Hollywoodit mbajti dorën e gruas së tij dhe vendosi një dorë tjetër të qëndrueshme në shpinë të saj, ndërsa e ndihmonte të ecte në rrugë me takat e saj të larta.

Duke folur për Entertainment Tonight në lidhje me marrëdhënien e tyre, George tha se nuk ka ‘asnjë dobësi’ kur bëhet fjalë për martesën me Amalin.

Ai tha: “Tetë vjet! Dhe ata thanë se nuk do të zgjasë. Gjithçka në lidhje me gruan time është disi magjike, pasi mendoj se të gjithë e kanë kuptuar ndërsa e shohin dhe e dëgjojnë atë që ajo përfaqëson. Thjesht nuk ka asnjë të keqe për të!”.

Ylli i filmit “Gravity” u pyet gjithashtu për ‘kodin moral’ që ai dhe gruaja e tij shpresojnë të futin te binjakët e tyre pesëvjeçarë Alexander dhe Ella.

Ai tha: “Të njëjtën gjë mendoj se të gjithë duan t’u rrënjosin fëmijëve të tyre, me të vërtetë. Që është t’u kushtoni vëmendje njerëzve të tjerë. Në familjen time rregullat ishin gjithmonë ‘Sfido njerëzit me pushtet, mbro njerëzit me më pak pushtet’. Dhe nëse mund ta bësh këtë, ke pasur një jetë të mirë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori