Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, për më shumë se dy muaj është izoluar në Zvicër me familjen dhe të dashurin e saj, Huseyin Usta.

Bukuroshja, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, po vazhdon të kalojë kohë të mirë pavarësisht se kjo ka qenë një periudhë më e vështirë për secilin prej nesh.


Në mesin e shumë gjërave që ndan me ndjekësi, artistja e mirënjohur së fundmi ka prezantuar stilin e ri të flokëve.

ge Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo është kthyer në bjonde pas një kohe të gjatë dhe ky stil i flokëve i shkon mjaft shumë asaj.

"Në dashuri me ngjyrën e re të flokëve", ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës prej fotografive të ndara me ndjekësit në InstaStory.

gii Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Genta përndryshe këtë kohë karantine nuk është ndalur as me projekte muzikore, pasi ajo pritet që së shpejti të sjellë duetin me një turk.

"Zjarr" mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Ismajli që e solli në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/