LAJMI I FUNDIT:

Gazetari shqiptar nga Kievi: Qyteti i shkretuar e boshatisur, është blinduar nga ushtarët, armiku te dera

Gazetari shqiptar nga Kievi: Qyteti i shkretuar e boshatisur, është blinduar nga ushtarët, armiku te dera

I boshatisur është këtë mbrëmje kryeqyteti i Ukrainës Kievi. Gazetari shqiptar i ABC News.al, raportoi në një nga korridoret e kateve të sipërme të hotelit ku po qëndron për shkak se është e pamundur të dalë momentalisht në terren për arsye sigurie.

“Nëse shihni në rrugën kryesore pranë hotelit rruga është e shkretuar. Qyteti i Kievit është në një qetësi para stuhisë ka përgatitje para hyrjes tonë në kryeqytet. Kemi parë forca të shumta”, tha gazetari Kopliku.


Sulmi tokësor nga ushtria ruse pritet në çdo moment. Autokolona e gjatë forcave ushtarake të armikut është në dyert e Kievit.

“Goditjet me raketa kanë shkaktuar mjaft të vdekur. Nuk ka pasur objektiva të caktuara një objektiv i caktuar mund të sigurohet një kullë televizive”, raportoi gazetari.

Një nga arsyet kryesore të kësaj krize që ka përfshirë kryeqytetin është mungesa e ushqimeve nëpër dyqane.

“Ka pasur autokolona të gjata me njerëz që duan të shkojnë në zona të sigurta”, tha gazetari.

Një pjesë e qytetarëve që janë aktualisht në Kiev kanë vendosur të strehohen në bodrume për të qenë më sigurtë.

“Sirenat që lajmërojnë qytetarët kanë qenë shpesh shpëtim i tyre. Edhe pse s’mund të përcaktohet një kohë e caktuar deri në arritjen e raketës është një mundësi për të shkuar në godinën më të afërt. Jeta në këto vendstrehime është aromë lufte mjaft e vështirë. Kemi parë një baba me 3 fëmijët e tij që kishte marrë çanta dhe batanije për të shkuar në një vendstrehim për të kaluar natën”, tha ai.

Sa i përket sulmeve ajrore, gazetari tha se ka pasur vetëm goditje me raketa. Ai shtoi se në terren në Kiev janë rreth 40 mijë ushtarë.

“Këtu ka një mbrojtje ajrore të sofistikuar. Pjesa e dytë është organizimi i mbrojtjes së kryeqytetit me forcat e këmbësorisë. Janë rreth 40 mijë ushtarë të specializuar në Ukrainë. Kiev është zemra e Ukrainës dhe ata janë të vendosur me çdo kusht për ta mbrojtur. Kjo vërehet edhe nga ardhja e shumë të tjerëve për ta mbrojtur”, tha ai. /ABC News/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori