LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i njohur Gianluca di Marizo vjen me super shkrim për Mërgim Berishës: E quan “Haaland i ri” i RB Salzburg, tregon karrierën e tij dhe prejardhjen

Gazetari i njohur Gianluca di Marizo vjen me super shkrim për Mërgim Berishës: E quan “Haaland i ri” i RB Salzburg, tregon karrierën e tij dhe prejardhjen

“Ai luftoi për javë të tëra, një stërvitje pas tjetrës, dhe në fund – ai kishte rastin e tij. Dhe tani… ” . Kundërshtarët dridhen. Edhe Diego Simeone do të duhet të mendojë për të tani pasi ndeshjet e fundit e grupeve vendos shumë gjëra.

Në ndeshjen Lokomotiva Moskë – RB Salzburg, trajneri Jesse Marsch, e prezantoi edhe njëherë sulmuesin e tij të ri, Mërgim Berishën, shkruan Gianluca di Marzio.


22 vjeç, me nënshtetësi gjermane, por me origjinë shqiptare nga Kosova, ai ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Erling Haaland arriti tetë gola në gjashtë ndeshje të fazës së grupeve vitin e kaluar.

Krahasimet me norvegjezin e Dortmundit, në shtëpi në Salzburg, megjithatë, tani janë tretur.

Ka kaluar pothuajse një vit nga largimi i Haaland nga Red Bull Salzburg dhe sot austriakët kanë në dispozicion katër sulmues qendrorë: Berisha është më i vjetri prej tyre dhe gjithashtu në letër, ka vlerën më të ulët në treg.

Kjo edhe ndodh, pasi dy vjet më parë ai luante në Bundesliga 2 dhe askush nuk e priste shpërthimin e tij.

Karriera e tij

Pasi u transferua në Austri në moshën 10 vjeçare, te akademia e RB Salzburg duke luajtur për të rinjve e klubit, në vitin 2015, Berisha e mbylli karrierën e tij me të rinjt e Red Bulls, pas tetë vitesh.

Nga aty, ai fillimisht dy sezone luajti në huazim te Liefering (klubi satelitor i Salzburgut), pastaj një me LASK, në elitën e futbollit të Austrisë.

Pika më e ultë për të erdhi në vitin 2019: kur shkoi te FC Magdeburg u luajti për gjysmë sezoni në Bundesliga 2 – por zhvilloi në total vetëm 22 minuta midis kampionatit dhe kupave. Në janar, Berisha kthehet në Austri, te Altach, ku shënon 14 gola.

Më 1 janar 2020, Erling Haaland zyrtarisht bashkohet me Borussia Dortmund. Pesë ditë më vonë, Mërgim Berisha më në fund kthehet “në shtëpi”, me ëndrrën që të qëndrojë dhe të shkëlqejë.

Nofka “Haalandi i ri”

Në fund të sezonit 2019-2020, etiketimi “Haaland i ri ” ishte për Patson Daka , 22-vjeçarin zambian që kishte një mesatare prej një goli çdo 64 minuta.

Këtë vit, konkurrenca është forcuar . Në fakt, Daka u ndal pas një dëmtimi kur kishte shënuar 6 golave ​​në 5 ndeshje në kampionat.

Por për trajnerin Marsch, nuk kishte shumë probleme, pasi ai u përqendrua te Karim Adeyemi (i lindur në 2002) dhe Sekou Koita.

Kotia, 21-vjeçari nga Mali ka shënuar 10 gola në 9 ndeshje.

I fundit, por jo nga rëndësia, është Mergim Berisha, i cili arriti të marr një rol kryesor kur Daka ishte jashtë. Përkundër të gjithë skepticizmit, ai u bë kampioni i Salzburgut.

Fillimisht ai ishte i destinuar për rolin e rezervistit,  por Berisha vendosi ndeshjen kundër Lokomotivës, duke ua sjellë austriakëve 4 pikë deri tani në grupin A.

Atletico Madrid , kundërshtari në ndeshjen e fundit, ka gjashtë. Një fitore kundër tyre RB Salzburgut ia jep një biletë për ndeshjet e eliminimit direkt.

Tani sytë e austriakëve janë kah “Haaland i ri” i Salzburgut, apo Mërgim Berisha.

Ky i fundit ka luajtur për të gjitha kategoritë e reja të Gjermanisë, dhe në një intervistë së fundmi kishte thënë se nuk pret telefonatën e Joachim Low, por do të ishte i lumtur të ndodhte.

“Jo, nuk po e pres. Jam duke jetuar momentin. Nëse do të ndodhte që të binte një zile e tillë në telefonin tim, do të isha shumë i lumtur që ti përgjigjesha. Megjithatë nuk dua të vendos veten në presion”, ka thënë Berisha . /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori