Një gazetar ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë, pasi u godit nga një pjesë e predhës gjatë sulmeve ajrore, derisa po raportonte drejtpërdrejt nga Siria.

Reporteri 1


Korrespondenti Ebrahim al-Khateeb i televizionit “Orient News”, ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga Handarat në pjesën veriore të Aleppos, kur papritmas ndodh një shpërthim para syve të tij, transmeton Telegrafi.

Reporteri 2

Një pjesë e predhës fluturon në fytyrën e reporterit, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda dhe gjakderdhje të madhe.

Ndërkaq zyrtarë të televizionit “Orient News” me seli në Dubai, kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e reporterit Khateeb është stabile. /Telegrafi/