LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: Nëse nuk duan kthim prapa me Konjufcën, le të ecin para me kryeministër nga LDK-ja

Gaxherri: Nëse nuk duan kthim prapa me Konjufcën, le të ecin para me kryeministër nga LDK-ja

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Besa Gaxherri, ka komentuar qëndrimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ofertës së djeshme të LDK-së për bashkëqeverisje.

Gaxherri me këtë rast ka ftuar Vetëvendosjen  që të reflektoi dhe siç tha, ti thërrasin mendjes. Ajo shtoi se nuk ka kohë për zgjedhje mirëpo nëse një gjë e tillë imponohet nga VV-ja, atëherë LDK do të jetë e gatshme për një proces të tillë.


Deputetja Besa Gaxherri, kundërshtimit të VV-së për të mos ja rikthyer pozitën e  kryeparlamentarit LDK-së, me arsyetimin se është proces i mbyllur dhe nuk ka kthim prapa në ato që kanë ndodhur, e ka përkthyer në një propozim veprimi tjetër, tejet interesant. Ajo thotë se nëse çështja e kryeparlamentarit është mbyllur, atëherë çështja e kryeministrit qenka e hapur.

“Së pari unë ftojë VV-në të reflektoi dhe ndërtoi besim partneriteti. Me bllokada shkojmë në zgjedhje, për zgjedhje nuk kemi kohë, porse nëse duhet ne jemi gati. Së dyti, absolut i paqëndrueshëm rezulton arsyetimi se kryeparlamentari nuk mund ti kthehet LDK-së, meqë është proces i tyre. Mirë në rregull, por sipas parimit të tyre, (që nuk kthehemi në procese të kryera) atëherë ja se paskemi një proces që është i hapur dhe për të cilin nuk ka nevojë kthimi prapa. Është ai i kryeministrit. Po e hapim, për LDK-në dhe ne po e lëmë kryeparlamentarin e edhe çështjen e presidentit.”-deklaroi Gaxherri.

Gaxherri e LDK-së tutje shtoi se mbetet optimiste se VV do të kthehet tek qëndrimet parimore me bazë, e të cilat nënkuptojnë se nuk ka mundësi që të ndërtoi partneritet me askënd duke mbajtur për vete të gjitha pozitat e larta të shtetit.

E pyetur se cilat janë zhvillimet e sotme në selinë e LDK-së Gaxherri tha se është ditë e zakonshme pune dhe se është normale që kryetari Mustafa ndodhet aty me obligime ditore.

“Është ditë e zakonshme e punës në selinë e partisë. E pashë në media që komentohet në forma të ndryshme, porse është e pakuptimtë kjo që thuhet sepse z.Mustafa ka dalë në zyrë sepse është kryetar dhe ka obligime.”-shtoi Gaxherri./Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori