LAJMI I FUNDIT:

Gati sportelet në Kukës për tarifën në Rrugën e Kombit

Gati sportelet në Kukës për tarifën në Rrugën e Kombit

E hëna e 17 shtatorit do të shënojë hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Banorët e Qarkut të Kukësit dhe një kategori shtresash në nevojë do të përfitojnë nga tarifat e reduktuara.

Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhët e automjeteve, në dispozicion të drejtuesve të tyre do të jenë 10 sportele, ndërsa banorët e Qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10, me korsinë e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe tjetra në kthim.


Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe banorët lokalë do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh me TVSH. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar.

Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona euro (Video)
Lexo po ashtu Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona euro (Video)

Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincecuar në qark. Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.

Sa paguhet nëpër vendet tjera për kalim në autostrada?
Lexo po ashtu Sa paguhet nëpër vendet tjera për kalim në autostrada?

Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.

Për kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet. Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në Rrugën e Kombit lëvizin rreth 5 mijë automjete. /TCH/ Telegrafi/