LAJMI I FUNDIT:

Sa paguhet nëpër vendet tjera për kalim në autostrada? (Video)

Sa paguhet nëpër vendet tjera për kalim në autostrada? (Video)

Udhëtimi dhe shfrytëzimi për kalim nëpërmjet autostradave në çdo shtet duhet paguar, dallimi i vetëm është çmimi që duhet të paguani.

E nga 15 prilli i këtij viti, edhe ata që udhëtojnë në Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë e cila është e gjatë 110 kilometra, do të paguajë pesë euro për kalim me veturë në një drejtim. Ndërsa, për automjetet më të mëdha, kjo shumë rritet.

Krahasuar me vendet e rajonit dhe Evropës, pagesa në Rrugën e Kombit, konsiderohet të jetë e lartë.

Për të kaluar nëpër Maqedoni nga kufiri i Kosovës deri në Gostivar, duhet paguar në dy pika pagese me gjithsej 70 denar, por nëse pagesa bëhet me euro, atëherë pagesa shkon në 1.5 euro në një drejtim.

Në Mal të Zi, tuneli i Sozinës paguhet 2.5 euro, ky tunel e lidh Podgoricën me Detin Adriatik dhe është i gjatë 4.2 kilometra.

Nëse udhëtoni nëpër Serbi, përkatësisht për ta kaluar tërë vendin autostrada ka një gjatësi prej 554 kilometrave dhe që është me e gjatë se Rruga e Kombit, në tri pika pagese në Serbi do të paguani 10.60 euro në një drejtim, shkruan Telegrafi.

Parapagimi vjetor i shfrytëzimit të autostradës në Slloveni është 55 euro, në Austri 34.7 euro, në Zvicër 40 franga zvicerane apo 37 euro, në Hungari 137 euro dhe Bullgari 50 euro.

Në Kroaci paguhet pak më shumë se 5 euro për 100 kilometra, në Itali rreth 9 euro për 100 kilometra dhe në Greqi 6-9 euro për 100 kilometra.

Pra, mesatarisht në Shqipëri për 100 kilometër paguhet 6.5 euro.

Taksa e Rrugës së Kombit për një drejtim

Motoçikletat     2.5 euro
Veturat               5 euro
Autobusët          11 euro
Kamionët           23 euro – 26 euro /Telegrafi/