LAJMI I FUNDIT:

BE gati për Brexit pa marrëveshje

BE gati për Brexit pa marrëveshje

Komisioni Evropian njoftoi sot se BE është e gatshme për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar se në rast të një skenari të tillë, Britania e Madhe do të pësonte më shumë dëme.

Zëdhënësja e KE-së, Natasha Berto tha në një konferencë të rregullt për shtyp se largimi i Britanisë pa një marrëveshje nuk ishte kurrë një skenar i dëshirueshëm për BE-në.


“Padyshim që do të shkaktonte përçarje të konsiderueshme si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, por gjithashtu do të kishte pasoja serioze negative ekonomike,” tha Berto.

Sipas saj, kjo do ta godiste më shumë Britaninë sesa 27 vendet anëtare të BE-së.

Berto citoi një deklaratë të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker se nëse Brexit arrihet pa marrëveshje, “britanikët për fat të keq do të jenë humbësit më të mëdhenj”.

Në Londër, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u bëri thirrje Gjermanisë dhe Francës më herët të bëjnë kompromis për Brexit, duke deklaruar se vendi i tij do të ishte i gatshëm të largohej nga BE pa një marrëveshje më 31 tetor.

Më parë, një zëdhënëse e kryeministrit britanik njoftoi se Johnson do të përcjellë mesazhin e saj për Brexit në takimet e kësaj jave me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori