LAJMI I FUNDIT:

Gashi i shënon gol kampionit amerikan

Gashi i shënon gol kampionit amerikan

Shkëlzen Gashi ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar muaj më parë.

Sulmuesi shqiptar është rikthyer në fushë për skuadrën e tij Colorado Rapids në duel me kampionin aktual të MLS, Toronto.


Klinasi e nisi ndeshjen nga banka rezervë pasi ende nuk është në formën e tij më të mirë.

Reprezentuesi i Shqipërisë u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, pranë rezultatit 1-0 në të mirë të skuadrës së tij.

Por 12 minuta para fundit të ndeshjes, u akordua penallti për Rapids ku përgjegjësinë për ta ekzekutuar e mori pikërisht Gashi.

29-vjeçari ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar golin përfundimtar 2-0.

Goli ndaj Torontos ishte i pari këtë edicion për Gashin në MLS.

E pas pesë ndeshjeve në kampionat, Colorado renditet në pozitën e gjashtë në Konferencën e Perëndimit me tetë pikë. /Telegrafi/