LAJMI I FUNDIT:

Gashi publikon projektin e ri “No Face, No Case”

Gashi publikon projektin e ri “No Face, No Case”

Hip hop ylli shqiptar, Gashi, ka publikuar projektin e ri të tij.

Reperi ka konfirmuar kohë më parë projektin e tij të ri që është bashkëpunim me Nathaniel Thompson, që ndryshe njihet si Giggs.


Artisti është i njohur për stilin e tij tejet special të interpretimit, pasi që i realizon vet këngët dhe tekstet e tij.

Ky projekt vjen pas hitit të suksesshëm me French Montanën, “Creep on Me”.

Ky hit arriti hiç më pak se pesë milionë klikime në YouTube me videoklip.

Ndërkaq, Gashi së fundmi interpretoi në Zvicër ku në menaxhim të Enis Fetahut realizoi një seri mbrëmjesh bashkë me Ledri Vulën.

E me Ledri Vulën, ai ka një bashkëpunim që vetëm pret datë të publikimit dhe të cilin e performoi në Sunny Hill Festival. /Telegrafi/