LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Policia nuk e kontrollon një pjesë të kufirit me Serbinë

Gashi: Policia nuk e kontrollon një pjesë të kufirit me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka ngritur këtë shqetësim të tij dhe njëkohësisht e ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme nëse policia e kontrollon tërë kufirin me Serbinë, pasi ka shqetësime sipas tij, nga ana e banorëve të Karaçevës.

Fshat në fjalë sipas Hotit, njihet si vend ku ka hyrje të policisë serbe në brendësi të territorit të Kosovës.


Duke u përgjigjur në pyetjen e Hotit, ministri  i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi ka theksuar se përgjegjësia për mbikëqyrjen e vijës kufitare me Serbinë është ende nën mandatin e KFOR-it, i cili nuk e ka dorëzuar mandatin te Policia e Kosovës, ashtu siç e ka dorëzuar në pjesët tjera të vijës kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai ka thënë se KFOR-i mendon që pjesa e kontestuar ndërmjet fshatrave Novosellë dhe Karaqevë është nën juridiksionin serb në bazë të marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës të vitit 1999 dhe të nënshkruar ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe.

“KFOR-it respekton këtë marrëveshje dhe kërkon të respektohet edhe nga ana e Policisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj gjendje praktike, Policia e Kosovës është e pranishme në kufirin me Serbinë dhe e mbikëqyr këtë pjesë të kufirit në bashkëpunim me KFOR-in. Përjashtim bënë vetëm pjesa e vijës kufitare mes fshatrave Karaqevë e Poshtme, Karaqevë e Epërme dhe Buhovitët, e cila është e pamundur të realizohet nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak të urdhëresës së komandantit të KFOR-it Salvadore Farina të 12 majit 2014, e cila e ndalon përdorimin e rrugës ‘bay pass’, që e lidh rrugën e vetme e cila mundëson  Policisë së Koso vës të ketë qasje në këto fshatra”, tha Gashi.