LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk ndryshohet asnjë ministër nga Alternativa, koalicioni qeveritar po funksionon normalisht

Gashi: Nuk ndryshohet asnjë ministër nga Alternativa, koalicioni qeveritar po funksionon normalisht

Ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski sot pritet të dorëzojë dorëheqje nga posti ministror.

Kreu shumëvjeçar i PLD-së njoftoi se do të largohet edhe nga posti presidencial në partinë e tij.


Ai thotë se po largohet nga politika për arsye personale.

Si pasardhës i tij përmendet emri i deputetes nga partia e tij, Monika Zajkova, e cila siç tha ai, ministrja që do ta pasojë nuk do të jetë një nga dy deputetët e LSDM-së në Kuvend.

Si kandidati më serioz për ministër të ri përmendet ish-kryetari i Shkupit Risto Penov, i cili nuk pranoi të komentojë këto spekulime.

Dorëheqja e Milevskit vjen në një kohë kur po flitet gjithnjë e më shumë për një rindërtim të mini-qeverisë në të cilën do të largoheshin edhe disa ministra të tjerë.

Në atë pako përmenden dy ministra të Alternativës, Bekim Sali për Shëndetësi dhe Admirim Aliti për Shoqëri Informatike.

Gashi thotë se ky informacion nuk është i saktë.

Partia e tij shton se tani për tani Qeveria po funksionon normalisht dhe nuk ka arsye për riemërime.

“Ministrat tanë Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë ndër më të suksesshmit jo vetëm nga Alternativa por edhe në të gjithë Qeverinë. Prandaj nuk shohim arsye për hapjen e temave të tilla”, thonë nga Alternativa.

Emri i Bekim Salit ishte lidhur me një transferim edhe para fillimit të verës, por deri më tani informacionet kanë rezultuar të pasakta.

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori