LAJMI I FUNDIT:

Gashi në Hungari, kërkon konkretizimin e marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit kombëtar

Gashi në Hungari, kërkon konkretizimin e marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit kombëtar
Pamje nga stadiumi që ishte vizituar nga Veseli

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë, ku po zhvillon takime të shumta me përfaqësues të shtetit Hungarez.

Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e MKRS0së, Gashi ka ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e kulturës, rinisë takuar Sekretarin e shtetit për Administratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Csaba Balogh, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe sportit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy shteteve.

Një nga temat kryesore të bisedimit ka qenë zbatimi i projekteve konkrete, siç është ai i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës, ku të dy janë pajtuar për të shikuar mundësinë e mbështetjes financiare të Kosovës për këtë projekt, përmes kredisë së butë që mund ta jap Hungaria.

Pamje nga takimi

Gashi është takuar edhe me Komisionarin Ministror të Qeverisë hungareze Istvan Joo, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë konkrete të mbështetjes financiare të projektit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, përmes kredisë së butë që Hungaria mund ta ofrojë për Republikës së Kosovës.

Csaba Balogh dhe Istvan Joo kanë rikonfirmuar vullnetin e shtetit hungarez për të realizuar edhe projekte të tjera jo vetëm ne fushën sportive por edhe në ato të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Ministri Gashi dhe MKRS-ja do mbetën të përkushtuar që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të fillojnë proceduarat për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, si njërin ndër projektet kapitale më të rëndësishme në fushën e sportit.

Minstri Shala me ekpin e tij

Gjatë ditës së sotme Gashi do të vizitojë edhe Stadiumin Kombëtar “Groupama Arena” në Budapest, me c’rast do të shoh nga afër përvojat e shtetit hungarez në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e stadiumeve nacionale.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori