LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Ligjet në Kosovë për të ‘fortët’ vetëm interpretohen, për të tjerët zbatohen (Video)

Gashi: Ligjet në Kosovë për të ‘fortët’ vetëm interpretohen,  për të tjerët zbatohen (Video)

Avokati Tomë Gashi ka thënë se praktikat e luftimit të korrupsionit në Amerikë, ashtu siç janë transmetuar në dokumentarin e gazetarit Fidan Rama, as që mund të krahasohen me realitetin në Kosovë.

Gashi në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ne as nuk jemi as përafër me fazën e zhvillimit të përgjithshëm në SHBA.

“Ndoshta pas 100 viteve mund të arrijmë këtë sistem të drejtësisë që tash e ka SHBA… Por edhe ata jashtë kamerave flasin ndryshe”, tha Gashi, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se në Kosovë ka standarde të dyfishta sa i përket zbatimit të ligjeve.

“Ligjet në Kosovë për dikë vetëm interpretohen, ndërsa për dikë tjetër zbatohen”, tha ai.

Avokati ka thënë se derisa në burgjet e Kosovës ka drogë, alkool, telefona e gjëra të ngjashme të ndaluara nuk do të ketë sistem të mirë të drejtësisë.

“Derisa drejtorët e burgjeve emërohen nga politikanët, vështirë se mund të funksionoj sistemi gjyqësorë”.

Gashi ka thënë se në Kosovë ka gjyqtarë dhe prokurorë shumë të mirë deri ne nivelin e mesëm.

“Për nivele të mesme jemi perfekt, për nivele të larta, pak më ndryshe”, tha  Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori