LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK i ka votuar dhe do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Gashi: LDK i ka votuar dhe do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK i ka votuar dhe do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gashi ka reaguar pas reagimeve të partisë në pushtet, zyrtarë të së cilës kanë thënë se LDK dhe partitë tjera opozitare nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.


Deputeti Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar të vërtetën sipas tij.

“E vërteta është se LDK i voton dhe i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. E vërteta është se edhe dje LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se LDK nuk e votton vetëm marrëveshjen me OPEC-un, ngase një pjesë e madhe e anëtarëve të kësaj organizate janë shtete diktatoriale.

Gashi tha se partia në pushtet është e dëshmuar se kur është në opozitë nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare, por sipas tij përkundër kësaj asnjëherë nuk i është mohuar e drejta e pyetjeve parlamentare.

Gashi: Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta
Lexo po ashtu Gashi: Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta

“E vërteta është se ne sot e kemi lëshuar seancën pasi që Qeveria ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare. E vërteta është se sjellja e sotme e Qeverisë është një ogur i keq për demokracinë. E vërteta është se Qeveria në mënyrë arrogante nuk dëshiron me iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Parlamentit të Kosovës”, tha Gashi duke shuar se Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve parlamentare dhe kjo sipas tij, kjo e vërtetë është momentum i ri, i papranueshëm, kundërkushtetues dhe cenim i demokracisë.

Shefi i deputetëve të LDK-së tha se “e vërteta është se shumica nuk po i ka numrat me qeverisë dhe se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar”.

“E vërteta është se Kurti sot i ka bërë katër vjet si kryeministër dhe rezultati i punës së tij është zero; asnjë rezultat, asnjë sukses, mungesë zhvillimi ekonomik, tentim të kapjes së institucioneve, sanksione ndërkombëtare, korrupsion, krim i organizuar etj. E vërteta është se kjo nuk është qeverisja që i duhet Kosovës”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori