LAJMI I FUNDIT:

Gashi kërkon votimin e Projektbuxhetin për vitin 2021

Gashi kërkon votimin e Projektbuxhetin për vitin 2021
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar nga deputetet e Kuvendit që ta miratojnë Projektbuxhetin për vitin 2021.

Sipas tij, vota për buxhetin është votë për tejkalimin e krizës financiare.


“Njëra prej çështjeve është Projektbuxhetit të Kosovës. Duke marr parasysh se në çfarë gjendje jemi, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta kalojmë këtë buxhet që institucionet e vendit të funksionojnë edhe pas shpërndarjes së Kuvendit”, tha Gashi.

Ai shtoi se, stabiliteti financiar është interes madhor.

“Ne sot nuk duhet të shihemi si pozitë dhe opozitë, sepse këto sot nuk ekzistojnë. Pra, ne sot duhet të shihemi si përfaqësues të popullit. Të jemi të bashkuar që t’i kalojmë ndarjet. Stabiliteti financiar i vendit tonë është interes madhor nacional. Vota për buxhetin sot është votë për Kosovën. Një votë kundër është pro krizës”, tha ai.

Kjo seancë është ftuar me kërkesën e më shumë se 40 deputetëve, ku Lidhja Demokratike e Kosovës, që udhëheq me Qeverinë, po kërkon që buxheti të miratohet para se të mbahen zgjedhjet e reja.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro. /Telegrafi/