LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Femrave nuk po iu ofrohen fonde të mjaftueshme për të bërë fushatën për deputete

Gashi: Femrave nuk po iu ofrohen fonde të mjaftueshme për të bërë fushatën për deputete

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet për listat zgjedhore që pritet të propozojnë subjektet politike.

Teuta Gashi ka thënë se pavarësisht premtimeve nga subjektet politike, kanë rrjedhur emra që kanë probleme me drejtësinë e që janë në listat e partive për deputetë.


Ajo ka thënë se është e rëndësishme të shohim sa do të ketë emra të ri në listat e subjekteve politike.

Gashi ka thënë se ligji për barazi gjinore që garanton përfaqësimin 50-50 në raportin mes femrave dhe meshkujve nuk po zbatohet në praktikë.

Ajo ka thënë më tej se femrave të nominuara për deputete nuk ia ndahen fonde të duhura për të bërë fushatën zgjedhore./Telegrafi/