Gashi drejt kampionatit maqedonas

Anësori fantastik i bardh e kaltërve pati një sezon të mirë por pastaj pësoi një lëndim në shpinë për t’i munguar Dritës për një kohë, duke u rikthyer në fund të kampionatit dhe për t’i ndihmuar skuadrës së tij pa rënë nga elita e futbollit kosovar.
21-vjeçari së fundmi ka marrë një ofertë nga një skuadër e elitës së futbollit të Maqedonisë por që emrin e klubit nuk e bënë publik për hir të negociatave.
“Jam në bisedime me një skuadër elitare në kampionatin e Maqedonisë. Brenda javës do të merret vesh gjithçka rreth të ardhmes time. Emrin nuk dua ta bëjë me dije për shkak të negociatave me klubin pasi kështu më është kërkuar”.
“Nëse nuk arrijë marrëveshje me këtë skuadër atëherë do të jem në Kosovë pasi menaxheri im është kontaktuar nga disa klube elitare që luftojnë për titull të kampionit dhe do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat. Oferta që do të më përshtatet më shumë edhe do të pranohet, por prioritet kanë skuadrat që kanë objektiva të mëdha”, deklaroi Gashi për Telegrafin.
Sulmuesi këmbëshpejtë ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Dritës në vitet e fundit dhe tani kontrata me klubin gjilanas i ka skaduar dhe është lojtar i lirë por që mund ta vazhdoj bashkëpunimin edhe me klubin bardh e kaltër nëse pranon një ofertë të mirë nga ta. /Telegrafi/



















































