LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Avancimi i QKMK-së i rëndësishëm për sigurinë në vend

Gashi: Avancimi i QKMK-së i rëndësishëm për sigurinë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi priti në takim këshilltarin e lartë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX, Alan Willson dhe këshilltarin Regjional të Programit EXBS, George Clarke.

Gashi i falënderoi për kontributin e tyre për funksionalizimin e Qendrën Kombëtare për Menaxhim  Kufitar (QKMK) si një nga qendrat model për rajon.


“Falë ndihmës suaj Republika e Kosovës ka bërë avancime të rëndësishme sa i përket zhvillimit të koncepteve bashkëkohore  për menaxhimin e integruar të kufirit sipas metodave që përdorin shumica e vendeve të BE-së në menaxhimin e kufirit”, tha Gashi.

Në këtë takim u bë e ditur që shumë shpejt pritet të miratohet Plani i Veprimit i QKMK-së, në të cilin janë paraparë të ndërmerren veprime në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të shërbimit e mekanizmave  shtetëror.

MPB  përmes mekanizmit të QKMK-së i inkurajon qytetarët që të shfrytëzojnë  numrat pa pagesë 080050095 po ashtu me sms në numrin 50095, në të cilët mund të raportojnë çdo dukuri negative që vërejnë në kufi dhe në brendi të vendit që ndërlidhen me sigurinë kufitare, evazionin fiskal, shëndetin publik, etj./Telegrafi./