LAJMI I FUNDIT:

“Garda e vjetër” e Real Madridit e kënaqur me kthimin e Carlo Ancelottit

“Garda e vjetër” e Real Madridit e kënaqur me kthimin e Carlo Ancelottit

Kthimi i Carlo Ancelotti në Real Madrid do të thotë një rilidhje midis ekipit aktual dhe ekipit që fitoi ‘La Deciman’, që përparoi pastaj me epokën e Zinedine Zidane ku ‘Los Blancos’ fituan tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve.

Një numri lojtarësh që janë  në klub mund të kenë një mundësi tjetër për të gjetur formën e tyre më të mirë, por ardhja e italianit mund të jetë gjithashtu pengesë për ardhjen e lojtarëve të tillë si Kylian Mbappe.


Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë i lidhur me Real Madridin për një kohë të gjatë, por e ardhmja e tij mbetet ende shumë një mister, siç është edhe e ardhmja e një numri lojtarësh që kanë kontratë me klubin dhe ishin pjesë e skuadrës kur trajner ishte Carletto.

Dyshimet në mbrojtje

Ancelotti do ta gjejë në klub Dani Carvajalin, që këtë vit vuajti shumë nga dëmtimet. Ai u bashkua me ekipin e Carlo Ancelottit në sezonin 2013/14 dhe kishte ndikim të menjëhershëm, duke u kthyer në opsioni numër një në krahun e djathtë.

Edhe partneriteti Sergio Ramos dhe Raphael Varane ende mund të vazhdojë. Të ende e kanë të ardhmen në ajër, ndërsa Ramos e kishte konfirmuar largimin nga klubi, pasi kontrata e tij skadon në fund të qershorit. Por tani edhe për të është një situatë e re.

Qartësia në mesfushë

Nuk ka dyshim se çfarë do të ndodhë në mesfushë. Casemiro është i paprekshëm, pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e grupit të Ancelotti herën e kaluar, ndërsa Luka Modric dhe Toni Kroos janë po aq të rëndësishëm edhe tani si atëherë.

Martin Odegaard pritet të kthehet këtë verë dhe duhet të jetë në dispozicion të Ancelottit për sezonin 2021/22, me Fede Valverde gjithashtu që duket se do të këtë një rol kyç. Edhe Isco mund të kthehet përsëri si opsion me kthimin e italianit.

Dhe sulmi… Karim Benzema

Vija e sulmi është zona që ka ndryshuar më shumë që nga koha kur Ancelotti ishte në klub. Vetëm Benzema mbetet, me disa emra të mëdhenj që janë larguar.

Italiani gjen në klub emra si Eden Hazard, Marco Asensio, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes që do ta mbështesin numrin 9.

Ancelotti gjithashtu do të marr një vendim edhe për Gareth Bale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori