LAJMI I FUNDIT:

GAP: Me TC “Kosova e Re” rryma do të shtrenjtohet 44 për qind

GAP: Me TC “Kosova e Re” rryma do të shtrenjtohet 44 për qind

Instituti GAP ka ngritur shqetësimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, si pasojë e termocentralit “Kosova e Re”, duke thënë se do të ketë rritje prej 44 për qind krahasuar me çmimin aktual.

Blend Hyseni, nga Instituti GAP, gjatë prezantimit të raportit “Ndikimi i TC ‘Kosova e Re’ në tarifat e energjisë elektrike”, në një konferencë shtypi tha se me një investim prej 1.3 miliard euro, tarifa e energjisë elektrike me shumicë do të rritet për 86 për qind, krahasuar me vitin aktual.


Agron Demi, analist i politikave në Institutin GAP, theksoi se propozimi fillestar për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova C’ u paraqit në vitin 2005, ku me Strategjinë e Energjisë (2005-2015), Qeveria e Kosovës planifikoi ndërtimin e një termocentrali me kapacitet 2,100 MW dhe një kosto prej 3.5 miliardë euro.

“Me ndryshimet në qeverisje në fund të 2008, projekti për termocentralin e ri u ndryshua, si për nga emërtimi, i cili filloi të quhej “Kosova e Re”, ashtu edhe për nga kapaciteti energjetik. Fillimisht u propozua që termocentrali i ri të ketë kapacitet prej 1000 MW, për tu ndryshuar më vonë në 600 MW. Në mars 2012 Qeveria e Kosovës dërgoi tek katër kompanitë e parakualifikuara thirrjen finale për ofertim. Nga katër kompanitë e parakualifikuara, më 23 nëntor 2015 u shpall ofertuesi i vetëm – ‘Contour Global’. Përkundër asaj se thirrja për ofertim ishte dërguar duke u bazuar në Ligjin për prokurimin publik, i cili parasheh si të suksesshëm një proces tenderues me së paku dy oferta, Qeveria nuk e anuloi procesin përkundër marrjes së vetëm një oferte”, tha Demi.

Ndërsa, Hyseni theksoi se për të paraqitur ndikimin e kostos së termocentralit “Kosova e Re” në çmimet e energjisë elektrike me shumicë si dhe tarifat e konsumatorëve fundorë, kjo analizë merr për bazë të dhënat e publikuara në Kontratë, si dhe të dhënat e tregut të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZrrE).

“Pasi që raporti financiar i kontratës ende nuk është finalizuar, kalkulimi i saktë i çmimit të energjisë elektrike me hyrjen në operim të TC ‘Kosova e Re’ është i vështirë. Megjithatë, marrë parasysh disa parametra të ofruara në kontratë, ndryshimet e mundshme në raportin financiar nuk do të kenë ndikim të madh në çmimin e energjisë elektrike”.

Sipas tij, me ndërtimin e TC “Kosova e Re” çmimi i cili paguhet nga konsumatorët do të pasojë një ngitje kumulative prej 44 për qind në krahasim me çmimin aktual. Ndërsa çmimi mesatar me shumicë do të rritet në rreth 61.4 euro/MWh apo rreth 86% rritje kumulative në krahasim me çmimin aktual.

“Modeli i paraqitjes së rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për vitet 2018 – 2026 është tejet konservativ ngase nuk merr për bazë investimet tjera që do të bëhen në tregun e energjisë, siç janë dekomisionimi i TC Kosova A, investimet në TC ‘Kosova B’ prej afër 300 milionë eurove dhe investimeve tjera në mihje të cilat detyrimisht do të reflektohen në tarifa. Prandaj, uljet eventuale të çmimit të synuar prej 80 euro MWh nuk do të rezultojnë në tarifa më të ulëta sesa ato që janë paraqitur në këtë analizë”, tha ai.

Sipas Hysenit, nga grupet më të rrezikuara nga rritja e çmimit të energjisë janë familjet të cilat jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Në përgjithësi, bazuar në të gjeturat e Institutit GAP, termocentrali i ri do të rëndojë tej mase buxhetin e ekonomive familjare, do të rris koston operative të bizneseve, si dhe do të ketë ndikim negativ në buxhetin e Kosovës.

Në fund Demi theksoi se duke marr parasysh se Kuvendi i Kosovës ka ftuar interpelancë për kontratën e “Kosovës së Re”, seancë e caktuar të mbahet më 16 prill 2018, një ndër rekomandimet që duhet të dal nga kjo seancë është që ti kërkohet ZRrE-së një raport zyrtar për impaktin e “Kosovës së Re” në tarifat e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori