LAJMI I FUNDIT:

Gameiro shënon një nga golat më të lehtë në histori të futbollit (Video)

Gameiro shënon një nga golat më të lehtë në histori të futbollit (Video)

Sulmuesi i Atletico Madridit, Kevin Gameiro ka shënuar një nga golat më të lehtë të tij në karrierë në mbrëmjen e së shtunës.

Atletico Madridi ka fituar me reyzltat të thellë 5-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Levante.

Në këtë takim golave iu kthye edhe sulmuesi francez, Kevin Gameiro, i cili shënoi dy gola ndaj Levantes.

Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Atleticos, Costa thyen rekordin (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Atleticos, Costa thyen rekordin (Foto)

Megjithatë, goli i tij i parë në ndeshje dhe i epërsisë 2-0 të Atleticos ishte njëri nga më të lehtit në karrierë.

Gameiro shënoi golin e lehtë nga dy metra, i cili erdhi në minutën e 29-të të ndeshjes.

Gameiro bën çmendurinë, shënon het-trik për pesë minuta (Video)
Lexo po ashtu Gameiro bën çmendurinë, shënon het-trik për pesë minuta (Video)

Ky gol i Gemeiros erdhi si ‘asistim’ nga mbrojtësi Chema Rodriguez, i cili në tentim për ta larguar topin ia ndali atë në vend francezit, i cili e dërgoi me lehtësi në portë.

Ndryshe, ky ishte goli i tretë i sulmuesit francez në këtë sezon, teksa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=SGUWzQZsnzE