LAJMI I FUNDIT:

Gabime të mëdha që po e bëjnë kopshtin tuaj të duket i lirë dhe çfarë të bëni që ta rregulloni

Gabime të mëdha që po e bëjnë kopshtin tuaj të duket i lirë dhe çfarë të bëni që ta rregulloni

Askush nuk dëshiron që shtëpia e tij të duket e lirë.

Por ndonjëherë, ne nuk jemi të vetëdijshëm për gabimet e dizajnit që e bëjnë një shtëpi të duket krejtësisht e lirë.


Një eksperte e dizajnit të brendshëm dhe dekorimit, e cila ka emrin @designbroker në TikTok, ka fituar mbi 150 mijë ndjekës falë videove të saj që ofrojnë këshilla për shtëpinë dhe rekomandime për produkte.

Ajo krijoi një seri të quajtur “Çfarë do të bënte nëna e pasur?” ku ajo ndan këshilla për ta bërë shtëpinë tuaj të duket më e shtrenjtë.

Në një klip të fundit, me titull “Çfarë do të bënte nëna e pasur? Edicioni i peizazhit”, ajo zbuloi gabimet më të mëdha që mund të bëni në kopshtin tuaj që zhvlerësojnë menjëherë tërheqjen e shtëpisë tuaj.

Kur kopshtari bëhet artist!
Lexo po ashtu Kur kopshtari bëhet artist!

Zhavorri

Artikulli i parë në listën e saj trajtonte atë që përdorni për shtigjet në oborrin tuaj. “Mamaja e pasur nuk do të rregullonte me gurë të bardhë, apo gurë me ndonjë ngjyrë”, filloi ajo. “Në vend të kësaj, nëna e pasur përdor guralec të vegjël”.

Një seri imazhesh që tregonin kopshte të bukura me shtigje me gurë të vegjël e vërtetuan atë.

Këshilla për të rregulluar oborrin e shtëpisë tuaj që të jetë miqësor për bebet
Lexo po ashtu Këshilla për të rregulluar oborrin e shtëpisë tuaj që të jetë miqësor për bebet

Ndriçimi

Më pas, ajo tha të hiqte dritën e dukshme. “Mamaja e pasur nuk do të lejonte kurrë që të shiheshin dritat e saj”,  tha ajo krahas një fotoje me drita të gjata dhe të zeza.

“Në vend të kësaj, ajo i fsheh ato me kujdes, duke ju lënë të mendoni se nga vijnë”. Është më mirë të fshehni ndriçimin tuaj në shkurre ose nën montime.

Mbani qelbësit larg nga oborri juaj me diçka që zakonisht e hidhni
Lexo po ashtu Mbani qelbësit larg nga oborri juaj me diçka që zakonisht e hidhni

Rruga

Sa i përket rrugës suaj, ajo tha se nuk duhet të shkoni në një rrugë të thjeshtë prej betoni.

“Rruga e mamasë së pasur rritet me bar ose është e shtruar me gurë”, tha ajo.

Gardhe

Shumica e njerëzve kanë gardhe për të mbrojtur oborrin e shtëpisë së tyre, por profesionisti i dizajnit tha se kjo nuk mjafton.

“Mamaja e pasur nuk ka vetëm një gardh për oborrin e saj, por ka një gardh edhe për oborrin e saj të përparmë”.

@designbroker

#greenscreen @designbroker #newhomeowners #richmomenergy #landscaping #homedecor

♬ Roxanne – Instrumental – Califa Azul

Shikuesit ishin mirënjohës për këshillat. /Telegrafi/