LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti australian tha se u injorua nga Giroud për t’i shkëmbyer fanellat, sulmuesi francez me një përgjigje epike për të në rrjetet sociale

Futbollisti australian tha se u injorua nga Giroud për t’i shkëmbyer fanellat, sulmuesi francez me një përgjigje epike për të në rrjetet sociale

Jason Cummings ka bërë bujë të madhe ditën e djeshme me një deklaratë se u injorua nga Kylian Mbappe e Olivier Giroud.

Sulmuesi australian ka thënë se dy francezët e kanë refuzuar atë për t’i shkëmbyer fanellat dhe për këtë ishte ndjerë shumë keq.

“Pas ndeshjes me Francën, tentova të shkëmbej fanellën me Mbappe. Doja të kisha bluzën e lojtarit më të mirë, por ai më tha se do të takoheshim në dhomat e zhveshjes. Shkova aty, por takova vetëm personin që kujdesej për fanellat. I dhashë bluzën time dhe i kërkova të më sillte atë të Mbappe. Por, pas disa çastesh ai u kthye dhe më tha se Mbappe refuzoi”.

“Ndërsa po kthehesha te dhomat e zhveshjes së skuadrës sime, përballë meje erdhi Giroud. I fola në anglisht, i thashë se isha një fans i atij dhe se dëshiroja të shkëmbenim fanellat. Por, ai thjesht më kaloi pranë, nuk më foli dhe bëri sikur nuk kuptoi anglisht. Ai tipi ka luajtur për 10 vite në Ligën Premier, thjesht kaloi aty dhe më injoroi”, ishte deklarata e Cummings.

Por duket se kjo deklaratë e Cummings është e sajuar dhe Olivier Giroud ka vendosur t’i kundërpërgjigjet në mënyrë epike australianit.

Sulmuesi francez i AC Milan ka publikuar dy foto në Twitter të futbollistit Jackson Irvine me të cilin i kishin shkëmbyer fanellat pas ndeshjes.

“Përshëndetje, Jackson Irvine, si e kam anglishten mik?”, ka shkruar Giroud duke vendosur edhe disa emoji duke qeshur me lot.

Kjo ishte një kundërpërgjigje e Giroud pasi sulmuesi shtatlartë francez ka treguar se nuk ka qenë injorues, por thjeshtë e ka shkëmbyer fanellën me një tjetër futbollist australian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori