LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët që do t’ia shohin hairin “Euro 2016”

Futbollistët që do t’ia shohin hairin “Euro 2016”

Kampionatet evropiane janë skenë e mirë për t’u ngritur në karrierë, shpesh “nga asgjëja”.

Kështu që, edhe “Euro 2016” që nisi më 10 qershor dhe përfundoi më 10 korrik nuk ka qenë i ndryshëm prej turneve të tjerë.


Gjatë “Euro 2016” kanë shpërthyer disa lojtarë, por janë tetë lojtarë të cilët kanë impresionuar me paraqitjet e tyre. Këta tetë lojtarë ka gjasa që të mos përsërisin lojëra të mira sikurse në Francë, por ka edhe mundësi të bëhen yje, pasi disa janë të rinj në moshë, shkruan UEFA.com, përcjell Koha Ditore.

Raphael Guerreiro (Portugali)

22-vjeçari në edicionin 2016/17 ka përfunduar në pozitën e 15-të në Ligue 1 me skuadrën e Lorientit. Guerreiro ka siguruar vendin e titullarit te Portugalia vetëm pas lëndimit të Fabio Coentraos, por ai ka shkëlqyer në “Euro 2016”.

Mbrojtësi i krahut të majtë ishte shumë aktiv gjatë ndeshjeve dhe ka fituar besimin e trajnerit. Ishte Guerreiro ai që harkoi për golin e Cristiano Ronaldos në gjysmëfinale kundër Uellsit. Interesim për të tashmë ka shprehur Borussia Dortmundi. Është përfshirë edhe në ekipin më të mirë të “Euro 2016”.

Hal Robson-Kanu (Uellsi)

Para fillimit të “Euro 2016” shënoi vetëm tre gola në Championship (kategoria e dytë angleze) dhe u bë lojtar i lirë, pasi skuadra e Readingut nuk i ofroi rinovimin e kontratës. Sulmuesi 27-vjeçar udhëtoi në Francë me ekipin uellsian plotësisht i panjohur.

Por ai u bë i njohur me golin që e shënoi kundër Belgjikës në ndeshjen çerekfinale, të cilën Uellsi e fitoi me rezultatin 3:1. Robson-Kanu shënoi gol edhe në ndeshjen e parë kundër Sllovakisë dhe tashmë është bërë ndër sulmuesit më të kërkuar në tregun e futbollit.

Nolito (Spanja)

Sulmuesi 29-vjeçar pati një edicion të mirë me Celta Vigon në La Liga, por asnjëherë nuk kishte luajtur në një kampionat evropian. Ai u ftua ndër të fundit te Spanja, por arriti të sigurojë një vend titullari në “Euro 2016”.

Sulmuesi shënoi gol kundër Turqisë për të treguar vlerat që posedon. Kjo nuk la pa u vërejtur nga Manchester City që tashmë e ka transferuar në radhët e veta.

Michael McGovern (Irlanda e Veriut)

Në javët e fundit siguroi mbijetesën në Premiershipin e Skocisë, me skuadrën Hamilton Academical. Portieri 31-vjeçar, që tërë karrierën e ka kaluar në futbollin skocez, bëri famë në ndeshjen kundër Përfaqësueses së Gjermanisë.

Kampionia e botës arriti ta mposhtë vetëm një herë McGovernin në 26 tentime. Pritjet e tij kanë bërë që Irlanda e Veriut të kalojë në fazën e nokautit. McGovern po kërkohet në Premier League nga disa skuadra.

Hannes Halldorsson (Islanda)

Shkoi në “Euro 2016” nëpërmjet elitës së futbollit të Norvegjisë, pasi ishte pjesë e ekipit Bodo Glimt. 32-vjeçari, që dikur ishte portier edhe regjisor i filmit në të njëjtën kohë, ka filluar të merret profesionalisht me futboll para tre vjetësh.

Ai e dëshmoi veten në Kampionatin Evropian, pasi me pritjet që i bëri Cristiano Ronaldos, David Alabas dhe Harry Kanet, dërgoi Islandën deri në çerekfinale.

Arlind Ajeti (Shqipëria)

Mbrojtësi 22-vjeçar nuk arriti të mbijetojë me Frosinonen në Serie A gjatë edicionit 2016/17. Ai ndeshjen hapëse të Shqipërisë në “Euro 2016” kundër Zvicrës e shikoi nga banka e rezervistëve. Mungesa e Lorik Canës ndaj Francës për shkak të suspendimit ia siguroi Ajetit vendin e titullarit.

Ai impresionoi me lojën që tregoi dhe ishte titullar edhe në fitoren historike kundër Rumanisë (1:0). Në këtë ndeshje u shpall edhe lojtar i ndeshjes. Ditë më parë Ajeti është transferuar te skuadra e Torinos.

Michal Pazdan (Polonia)

Ai ishte pjesë e Polonisë edhe në “Euro 2012”, por nuk u aktivizua në asnjë ndeshje. Në edicionin e fundit, 28-vjeçari u shpall kampion në Poloni me skuadrën e Legia Varshavës.

Qendërmbrojtësi është shndërruar në hero të vërtetë në vendlindje, falë paraqitjeve të mira që tregoi në Francë. Ai ndihmoi ekipin e Polonisë që të mos pranojë gol në tri ndeshjet e fazës së grupeve, përfshirë edhe atë kundër Gjermanisë. Për Pazdanin ofertat nuk po mungojnë nga skuadrat evropiane.

Thomas Meunler (Belgjika)

Fitoi titullin e parë të kampionit në karrierë me ekipin Club Brugge edicionin e fundit. 24-vjeçari, nuk u aktivizua fare në ndeshjen e parë të evropianit kundër Italisë, të cilën e humbi Belgjika (2:0).

Ai e justifikoi besimin e trajnerit në ndeshjen me Irlandën kur ishte shumë aktiv në krahun e djathtë dhe asistoi në golin e dytë të Axel Witselit. Mbrojtësi shkëlqeu edhe në ndeshjet me Suedinë dhe Hungarinë para se të transferohet te skuadra franceze PSG ku do të luajë prej edicionit 2016/17.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori