Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë shkuar në njërën prej xhamive të qytetit të Shkodrës.
Ata kanë kryer ritualin fetar të faljes së 'xhumasë' dhe këtë e ka zbuluar Milot Rashica. 

Ky i fundit fotografinë e ka publikuar në llogarinë personale në Facebook duke mos e shoqëruar me ndonjë mesazh.


Kosova do të luajë kundër Islandës në stadiumin “Loro Boriqi” të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”. /Telegrafi/

telegrafi sport app