LAJMI I FUNDIT:

Fusnin ‘Range Rover’ kontrabandë, arrestohen 5 persona, tre shpallen në kërkim

Fusnin ‘Range Rover’ kontrabandë, arrestohen 5 persona, tre shpallen në kërkim

Një grup i strukturuar kontrabandistësh, por jo vetë, kanë përfunduar sot në pranga pas një hetimi të nisur disa muaj më parë nga prokuroria.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka njoftuar regjistrimin e procedimit penal për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.


Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.

-Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (2 herë). Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.

-Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i  K. Pr. Penale./ Shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori