LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosovë, një i mitur raporton rrejshëm në Polici se i janë grabitur para

Fushë Kosovë, një i mitur raporton rrejshëm në Polici se i janë grabitur para
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Fushë Kosovë ka deklaruar rrejshëm në Polici se i janë grabitur para, gjatë një sulmi.

Ai ka raportuar rrejshëm duke thënë se i mungojnë 50 euro, transmeton Telegrafi.


“I mituri në Fushë Kosovë, pasi sulmohet nga një i dyshuar, deklaron rrejshëm se i janë grabitur para, policia inicion dy raste: Lëndim i lehtë trupor dhe Deklarim i rrejshëm. Policia në Fushë Kosovë, sot në orët e hershme të mëngjesit (04:25) është njoftuar se një person mashkull-i mitur, kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi ishte sulmuar nga një i dyshuar te Stacioni Hekurudhor në F. Kosovë”, njofton Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se, viktima është sjellë në Stacionin Policor në F. Kosovë, i njëjti është intervistuar dhe në deklaratën e tij thotë se është sulmuar një person i panjohur rreth 20 vjeçar dhe se kishte mbetur pavetëdije.

Sipas viktimës atij i mungonin 50 euro e që dyshon se ia ka marrë sulmuesi. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti ‘Grabitje’.

“Policia menjëherë ka filluar ta trajtojë këtë rast, ka mbledhur dëshmi e prova. Nga të gjeturat është ardhur te përfundimi se viktima ka bërë deklarim të rrejshëm kur e ka raportuar rastin ‘Grabitje’. Nga hetimi i rasti është vërtetuar se viktima ka qenë në një aheng (dasmë) në Lagjen 29 në F. Kosovë. Aty ishte sulmuar nga i dyshuari. I ballafaquar me këto fakte viktima ka pranuar se ka inskenuar rastin e ‘Grabitjes’.  Policia në koordinim me prokurorinë ka ri-cilësuar rastin në ‘Lëndim i lehtë trupor’ karshi të dyshuarit që kishte sulmuar viktimën”, njofton Policia.

Kurse, ndaj ‘viktimës’ është iniciuar rasti ‘Deklarim i rrejshëm’. Të dyja rastet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori