LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova së shpejti me furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm

Fushë Kosova së shpejti me furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës se punimet teknike në ndërtimin dhe instalimin e gypit DN=600mm to të përfundojnë të premten.

Sipas njoftimit të kompanisë, ka mbetur të bëhet kyçja dhe procesi i testimit dhe dezinfektimit të gypit.


“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, në vazhdim ju njoftojmë me ecurinë e punimeve teknike, vendosjen e gypit të ujësjellësit me diametër DN=600 mm për qytetin tuaj. Punimet teknike në ndërtimin dhe instalimin e gypit DN=600mm për Fushë Kosovë po përfundojnë nesër më 24 maj 2019. Ka mbetur të bëhet kyçja dhe procesi i testimit dhe dezinfektimit të gypit dhe sipas punëkryesit, këto do të realizohen gjatë javës së ardhshme. Urojmë që procesi i testimit të shkojë mirë dhe sipas planifikimeve në mënyrë që projekti të lëshohet për përdorim dhe furnizim me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Telegrafi/