Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë pajtuar për furnizimin me armë të qeverisë së Libisë, e cila është e njohur ndërkombëtarisht, për ta luftuar grupin militant, Shteti Islamik dhe grupet e tjera të armatosura në këtë vend të ndarë.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe zyrtarët e lartë nga Rusia, Kina, Britania dhe Franca, së bashku me përfaqësuesit e afro 15 vendeve të tjera, kanë njoftuar dje në Vjenë se do ta miratojnë përjashtimin për embargo të armatimit të Kombeve të Bashkuara për Libinë, në mënyrë që qeveria e Libisë, me kryeministrin, Fayez al-Sarraj, të furnizohet me armatim.
Fayez është kryeministër i “qeverisë së marrëveshjes kombëtare” që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.
Kerry vlerësoi se plani për armatimin e qeverisë Sarraj është “balancë delikate”.
Prej mesit të vitit 2014, Libia është në një gjende kaotike pasi një grup i militantëve e ka okupuar kryeqytetin, Tripoli, dhe e ka krijuar qeverinë e vet duke e detyruar parlamentin e këtij vendi që të lëvizë në pjesën lindore të Libisë, transmeton rel.
Mungesa e qeverisë qendrore, po ashtu, u ka mundësuar militantëve të Shtetit Islamik dhe pjesëtarëve të grupeve të tjera islamiste ekstremiste, që ta marrin kontrollin në pjesë të ndryshme të Libisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251