LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e ujit – kapaku i pusetës e ngriti veturën nga toka

Fuqia e ujit – kapaku i pusetës e ngriti veturën nga toka

Drejtimi i veturës në shi të dendur është i rrezikshëm për disa arsye, por rrallë dikush do të mendonte se rreziku fshihet nga kapaku i pusetës.

Pusetat e rrugëve që mbulojnë gropat për kanalizimin e shiut kanë një masë të madhe. Megjithatë, ndonjëherë forca e përroit të ujit mund t’i lëvizë ato.


Kjo është pikërisht ajo që ndodhi kohët e fundit në Hungari, dhe rezultati është një FIAT Punto i dëmtuar rëndë.

Pamjet tregojnë veturën Punto që lëviz nëpër rrugë me shi të madh dhe në momentin që kalon pusetën, kapaku ngrihet papritmas, duke goditur pjesën e poshtme të veturës.

Forca e goditjes ishte aq e madhe saqë vetura u ngrit për pak kohë nga toka.

Videoja u shpërnda së pari në Reddit, dhe sipas përdoruesve, rrjeti i kanalizimeve nuk mund të kullojë sasinë e madhe të ujit që derdhej nga sipërfaqja për shkak të shiut, dhe presioni i përroit ngriti kapakun e pustës.

Siç thuhet, mbulesa goditi pjesën e poshtme të veturës me një forcë që ishte e mjaftueshme për të aktivizuar ‘air bags’.

Gjithashtu pretendohet se kapaku goditi dhe dëmtoi motorin e FIAT Puntos. /Telegrafi/