LAJMI I FUNDIT:

Funksionalizohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Kryeshefc të Skenderajt

Funksionalizohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Kryeshefc të Skenderajt

Është lëshuar në funksion ujësjellësi në fshatin Kryshefc të Skenderajt, duke bërë të mundshme furnizimin me ujë të pijes për banorët e këtij fshati, përkatësisht në rrjet të sistemit janë instaluar 100 shtëpi.

“Sipas Murat Mehmetit, zyrtar në Drejtorinë për Shërbime Publike të Komunës së Skenderajt, pas 3 muajve punë sistematike, ku është instaluar sistemi i gypave primar nga puseta kryesore e gypit në fshatin fqinj, Polac, për të vazhduar më pas më instalimin individual të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, është finalizuar ky projekt, të cilin e ka mbështet Agjencia e Luksemburgut për Zhvillim Ndërkombëtar – Lux Dev.


Mirëpo, në sistemin e ujësjellësit nuk janë kyçur edhe dy lagje të fshatit Kryeshefc, kjo për shkak të buxhetit të limituar, por edhe për shkak të konfiguracionit të lagjeve. Megjithëkëtë, mbetet që në një të ardhme shumë të afërt edhe këto dy lagje të përfshihen plotësisht në rrjetin e ujësjellësit, pasi mundësia për kyçje tani është më e lehtë më sistemin e instaluar të ujësjellësit në fshat”, thuhet në njoftimin për media.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë, ndërkaq tani duhet të ketë përkujdesje më të madhe sa i përket furnizimit me ujë, pasi fshati Kryeshefc ka vuajtura për një kohë të gjatë mungesën e pijes, ku një pjesë e madhe e fshatit janë furnizuar cisterna nga burimet e ndryshme të ujit. /Telegrafi/