LAJMI I FUNDIT:

Fundjavë perfekte për sulmuesit e Shqipërisë, pesë prej tyre shënojnë gola

Fundjavë perfekte për sulmuesit e Shqipërisë, pesë prej tyre shënojnë gola

Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër fundjavë pozitive, teksa një pjesë e tyre kanë bërë paraqitje fantastike dhe kanë shënuar edhe gola.

Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar në sfidën që Konyaspor fitoi 2-0 ndaj Kayserispor. Cikalleshi realizoi dy herë nga pika e bardhë e 11 metrave dhe u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën 8, nga sajti i specializuar për statistika sofascore.


Sokol Cikalleshi e mbyll vitin me dy gola, Konyaspor varet prej sulmuesit shqiptar
Lexo po ashtu Sokol Cikalleshi e mbyll vitin me dy gola, Konyaspor varet prej sulmuesit shqiptar

Taulant Seferi gjeti sërish rrugën e rrjetës në Emiratat e Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një penallti në pjesën e dytë dhe skuadra e tij Bani Yas fitoi 2-1 ndaj Ittihad Kalba.

Ndihmoi Anwerpin me një gol ndaj Westerlos, këto janë statistikat e Arbnor Mujës
Lexo po ashtu Ndihmoi Anwerpin me një gol ndaj Westerlos, këto janë statistikat e Arbnor Mujës

Edhe Arbnor Muja gjeti rrugën e rrjetës këtë fundjavë. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë për skuadrën e Antwerp. Në fund sfida ndaj Westerlo përfundoi 2-2.

Te goli pas një kohe të gjatë u rikthye edhe Anis Mehmeti. Mesfushori kuqezi realizoi golin e dytë për Bristol City, që fitoi ndaj Hull City me rezultatin 3-2.

Rey Manaj tregohet vendimtar, i siguron tri pikë Sivassporit me golin në minutat e fundit
Lexo po ashtu Rey Manaj tregohet vendimtar, i siguron tri pikë Sivassporit me golin në minutat e fundit

Rey Manaj vazhdon formën e mirë, teksa ishte sërish protagonist, këtë herë në sfidën Sivasspor – Istanbulspor, që përfundoi 1-0. Manaj shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 86-të dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani dhe Armando Broja, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori