LAJMI I FUNDIT:

I ftohti siberian arrin në Ballkan

I ftohti siberian arrin në Ballkan

I ftohti siberian ka përfshirë Ballkanin dhe gjithë Evropën. Pjesë të Kosovës, Maqedonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi, janë mbuluar nga bora dhe ngrica, ku në Kroaci moti i keq shënoi viktimën e parë.

Reshjet e dendura të borës kanë anuluar shumë udhëtime dhe vonesa në aeroporte dhe kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor e hekurudhor, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur.

Edhe në Evropë, situata paraqitet tejet serioze.

Në aeroportin e Schiphol të Holandës dhe në Bruksel, situata paraqitet kaotike pasi qindra udhëtarë janë detyruar të qëndrojnë në aeroporte. Rreth 400 fluturime janë anuluar vetëm në Schiphol, në një nga aeroportet më të mëdha në Evropë dhe rreth 200 të tjera janë anuluar në Bruksel. Edhe në Gjermani bora ka mbuluar të gjithë vendin.

Britania e Madhe po përballet me javën më të ftohtë në 5 vjet. Paralajmërime kanë dhënë edhe autoritetet e Francës, Anglisë, Wellsit, Skocisë dhe Irlandës se Veriut, ku temperaturat shënojnë një mesatare prej minus 10 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori