LAJMI I FUNDIT:

FT: Ukraina dhe Rusia hartojnë një plan për t’i dhënë fund luftës

FT: Ukraina dhe Rusia hartojnë një plan për t’i dhënë fund luftës

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë kanë hartuar një plan prej 15 pikave që duhet të sjell përfundimin e agresionit rus në shtetin ukrainas. Është bërë përparim në negociatat, por ukrainasit mbeten skeptikë për qëllimet reale të presidentit rus Vladimir Putin.

Të dy vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm drejt zbatimit të një plani paqeje, një armëpushimi dhe tërheqjen e forcave ruse nëse Kievi deklaron neutralitetin dhe pranon kufizime ndaj forcave të tij të armatosura, thanë burimet e përfshira në bisedime.


Marrëveshja e propozuar, e diskutuar në detaje nga negociatorët ukrainas dhe rusë për herë të parë të hënën, do të thotë se Kievi heq dorë nga ambiciet e NATO-s dhe zotohet të mos lejojë armë të huaja dhe baza ushtarake të huaja në tokën e saj në këmbim të mbrojtjes së aleatëve si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Turqia, raporton financial times.

Natyra e garancive perëndimore për sigurinë e Ukrainës dhe pranueshmëria e tyre për Moskën mund të rezultojë të jetë një pengesë e madhe për çdo marrëveshje, siç mund të ishte statusi i territoreve ukrainase të pushtuara nga rusët dhe mbështetësit e tyre në vitin 2014. Marrëveshja e vitit 1994, e cila mbështet sigurinë e Ukrainës, nuk arriti të parandalonte agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Gjithçka që po ndodh në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Moska dhe Kievi thanë sot se është bërë përparim në aspektin e marrëveshjes, por zyrtarët ukrainas mbeten skeptikë për angazhimin e presidentit rus për paqen. Ata janë të shqetësuar se Moska po blen kohë vetëm për të rigrupuar forcat dhe për të vazhduar ofensivën.

Negociatori dhe këshilltari ukrainas i presidentit Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolak, i tha Financial Times se çdo marrëveshje do të përfshinte një “largim të forcave ruse nga territori ukrainas” i pushtuar që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, duke përfshirë rajonet jugore dhe territorin në lindje dhe në veri të Kievit.

Ukraina do të mbante forcat e saj të armatosura, por ato do të mbeten jashtë aleancave ushtarake si NATO. Gjithashtu, nuk do të kishte baza ushtarake të huaja apo armë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se neutraliteti i Ukrainës mund të bazohet në statusin e Austrisë dhe Suedisë.

“Ai opsion është duke u diskutuar dhe mund të konsiderohet neutral”, tha Peskov.

Pavarësisht përparimit të bisedimeve të paqes, qytetet ukrainase po vuajnë granatimet dhe Kievi ka nisur një kundërofensivë kundër forcave ruse.

Megjithëse kushtetuta e Ukrainës kërkon anëtarësimin në NATO, Zelensky dhe bashkëpunëtorët e tij po “zvogëlojnë” gjithnjë e më shumë shanset që Ukraina të bashkohet me aleancën. Rusia do ta konsideronte një provokim hyrjen e Ukrainës në NATO.

“Nuk ka asnjë sistem efektiv sigurie evropiane të moderuar nga NATO. Sapo të shpërthejë një luftë serioze në Evropë, NATO do të tërhiqet shpejt. Ne propozojmë një model ukrainas të garancive të sigurisë, i cili përfshin pjesëmarrjen e menjëhershme dhe të verifikuar ligjërisht të një numri vendesh garantuese në konflikt do të cenojë integritetin e saj territorial”, theksoi Podolak.

Ai shtoi se në çdo marrëveshje, Ukraina do të mbajë ushtrinë e saj, por gjithashtu e zvogëlon rëndësinë e ndalimit të bazave të huaja në këtë vend, duke thënë se kjo tashmë ishte e penguar nga ligji ukrainas.

Burimet thanë se marrëveshja do të përfshijë dispozita për futjen e të drejtave të gjuhës ruse në Ukrainë, ku flitet tashmë, por ukrainishtja është ende gjuha e vetme zyrtare. Rusia e ka përshkruar pushtimin e saj si një përpjekje për të mbrojtur njerëzit rusishtfolës nga “gjenocidi” i kryer nga “neo-nazistët”.

Podolak tha se çështjet humanitare, duke përfshirë çështjet gjuhësore, diskutohen vetëm përmes prizmit të interesave ekskluzive të Ukrainës.

Pengesa më e madhe për marrëveshjen mbetet kërkesa e Rusisë që Ukraina të njohë aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut. Ukraina deri më tani ka refuzuar ta bëjë këtë, por është e gatshme të diskutojë këtë çështje.

“Territoret e diskutueshme dhe konfliktuale janë një rast i veçantë. Tani po diskutojmë një tërheqje të garantuar nga territoret që janë pushtuar që nga fillimi i operacionit ushtarak më 24 shkurt, kur filloi pushtimi”, përfundoi Podoljak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori