LAJMI I FUNDIT:

FSK njofton se kanë filluar stërvitjet ushtarake bazë për 316 rekrutë

FSK njofton se kanë filluar stërvitjet ushtarake bazë për 316 rekrutë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kanë filluar stërvitjet ushtarake bazë për rekrutë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se plan-programi zgjatë 9 javë, ku janë 316 rekrutë, transmeton Telegrafi.


“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për rekrutet e rinj. Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërëse e plan-programit 9 javor. Përgatitja për shërbim ndaj vendit për 316 rekrutët ka filluar sot”, thuhet në njoftim.

FSK shton tutje se “e ardhmja fillon këtu”.

Ndryshe, FSK po vazhdon të pajiset edhe me armatim, ku para ditëve kanë prezantuar edhe dronët e blerë nga shteti turk. /Telegrafi/