LAJMI I FUNDIT:

FSK dhe ushtarët amerikanë me aktivitete për mbrojtje nga sulmet ajrore

FSK dhe ushtarët amerikanë me aktivitete për mbrojtje nga sulmet ajrore

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë marrë pjesë në disa aktivitete të përbashkëta për mbrojtje kundër sulmeve ajrore.

“Sulm ajror! Dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh, shumë shtytje diamanti dhe kursi i vetëbesimit Camp Dodge. Grada Kombëtare Amerikane dhe ushtarët e detyrës aktive (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë për provuar aftësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowa-s.


Ndërsa, Ambasada Amerikane në Prishtinë teksa ka shpërndarë këtë njoftim, ka thënë se “së bashku jemi më të fortë”.

“Garda Kombëtare e Iowa-s dhe ushtarët nga i gjithë vendi u bashkuan me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës duke punuar shumë për të provuar aftësitë e tyre. Së bashku më të fortë”, kanë shkruar nga ambasada në Twitter. /Telegrafi/